flag_uk  flag_greece
Kosovo

Të Bësh Biznes në Kosovë: Plane për Përmirësim

Së fundmi, Qeveria Kosovare deklaroi qëllimin e saj për të përmirësuar renditjen e Kosovës me qëllim klasifikimin e saj midis 40 vendeve më të mira për të bërë biznes.

Për të arritur këtë qëllim, qeveria ka planifikuar të prezantojë një sërë masash drastike të cilat do të zbatohen deri në vitin 2014. Masa të tilla përfshijnë thjeshtëzimin e procedurave administrative dhe burokratike; përmirësimin e kuadrit ligjor, sigurimin e transparencës si dhe krijimin e një database për aktet ligjore me qëllim mbrojtjen më të mirë të investitorëve; dixhitalizimin e shërbimit bashkiak dhe përmirësimin e kapaciteteve inspektuese.

Gjithashtu pjesë e axhendës janë reformat legjislative si unifikimi i informacionit midis administratës së tatimeve të Kosovës dhe doganave apo rishikimi i nivelit të taksave të pronës e të tjera.

Një grup pune është planifikuar për tu krijuar me qëllim kryerjen e këtyre reformave.

Sipas deklaratës së qeverisë, reforma të tilla do të ndihmojnë në tërheqjen e investimeve cilësore në Kosovo dhe krijimin e punësimit produktiv si dhe renditjen e Kosovës në një stad më të lartë në hartën e vendeve me të cilat mund të bësh biznes.



BACK TO MAIN PAGE