flag_uk  flag_greece
ALBANIA

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë. Çdo person fizik apo juridik me një xhiro vjetore mbi Lek5 milion dhe/ ose çdo person tjetër që importon mallra (pavarësisht xhiros vjetore) është i tatueshëm. E zbatueshme që nga 1 Shkurti i 2011, profesionistët si përshembull, juristët, noterët, kontabilistët e certifikuar, inxhinierët, mamitë dhe infermierët, arkitektët e të tjerë janë të detyruar të regjistrohen për pagesën e TVSH-së.

TVSH-ja për për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera si dhe për importet është 20%.

Një normë më e ulët prej 10% aplikohet ndaj ilaçeve dhe shërbimeve mjekësore. Eksportet taksohen me 0%. TVSH-ja e zbritshme mund të jetë e përjashtuar për qëllime të llogaritjes së detyrimit të TVSH-së së tatimpaguesit.

Dhënia me qera e tokës dhe ndërtesave, faturimi mujor i principalit për dhënie me qera/hua; shërbimi postar; shërbimet financiare, shërbimet arsimore të siguruara nga institucionet arsimore private a publike dhe furnizimi me libra, gazeta, revista si dhe lojërat e fatit dhe reklamat në shërbimet mediatike të shkruara a elektronike janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Pagesa e TVSH-së duhet të kryhet jo më vonë se ditën e 14të të çdo muaji. Gjithashtu të ardhurat nga TVSH-ja për muajin e kaluar duhet të përgatiten në datën 14 të çdo muaji.

Personat jo-rezidentë që kryejnë transaksione të taksueshme në Shqipëri tatohen në Shqipëri në të njëjtën mënyrë si edhe personat rezidentë. Kështu, të njëjtat kërkesa për rregjistrim për TVSH aplikohet edhe ndaj jo-rezidentëve. Gjithashtu, jo-rezidentët duhet të emërojnë një përfaqësues të TVSH-së. Nëse një jorezident nuk regjistrohet për pagesën e TVSH-së në Shqipëri, ai/ajo nuk mund të marrë të ardhurat e TVSH-së.



BACK TO MAIN PAGE